• e mërkurë, 17 korrik 2024

KB: Në vërshimet në Jemen jetën e humbën 31 persona

KB: Në vërshimet në Jemen jetën e humbën 31 persona

Nju-Jork, 17 maj 2023 (MIA) - Së paku 31 persona e humbën jetën, 37 janë lënduar, ndërsa tre konsiderohen të zhdukur në vërshimet në jemen, kumtoi Organizata për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Në kumtesën e FAO-s ceket se në shumëq ytete në jemen ka pasur reshje të rrëmbyeshme të shiut në ditët e kaluara.

Sipas raporteve nga terreni, në vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shiut jetën e humbën 31 persona, përderisa 37 janë lënduar, ndërsa tre konsiderohen të zhdukur. Është konstatuar se rehsjet shkaktuan shembje serioze të shkëmbinjve.

Sezoni i rehsjeve të shiut në Jemen që filloi nga mesi i marsit, goditi mijëra njerëz. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR