• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB: Në Ukrainë deri më tani janë vrarë pothuajse 10.000 civilë

KB: Në Ukrainë deri më tani janë vrarë pothuajse 10.000 civilë

Nju Jork, 15 gusht 2023 (MIA) - Komisioneri i Lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) sot kumtoi se nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë afro 10.000 civilë. Një raport i ri i publikuar sot konfirmoi se 9.444 civilë janë vrarë, ndërsa16.940 janë plagosur që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022.

Në raport theksohet gjithashtu se deri më tani janë vrarë 500 fëmijë, por shton se numri aktual i të vdekurve është ndoshta shumë më i lartë.

OHCHR potencon se shifrat nuk janë të plota sepse mungojnë të dhënat nga shumë rajone, ndërsa kjo vlen veçanërisht për qytetet si Marupole Lisiçansk dhe Severodoneck, të cilat ishin të pushtuara nga ushtarët rusë pas një periudhe të gjatë konfikti të rëndë, prandaj është më e vështirë për të marrë informacione dhe numra. Dyshohet se në Kiev janë vrarë më shumë ukrainas sesa tregojnë shifrat zyrtare.

Sipas të dhënave në dispozicion të KB-së, shumica dërrmuese e njerëzve, 7.339 prej tyre, vdiqën në zonat e Ukrainës që u granatuan nga Rusia dhe u mbrojtën nga ushtria ukrainase. Në rajonet e pushtuara nga forcat ushtarake ruse u vranë 2105 njerëz.

Në rajonet e shkatërruara nga lufta Doneck dhe Lugansk në lindje të vendit, ka dukshëm më shumë viktima në të dy anët e vijës së frontit sesa në kryeqytetin Kiev, në Ukrainën qendrore dhe perëndimore. Raporti i KB-së tregon gjithashtu se më shumë civilë u vranë në muajt e parë të luftës. Sipas të dhënave të KB-së, midis 170 dhe 180 civilë vdisnin në muaj në pranverë dhe verë të vitit 2023. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR