• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB: Në tranzicionin në Siri të thirren në përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur të drejtat e njeriut, por pa hakmarrje

KB: Në tranzicionin në Siri të thirren në përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur të drejtat e njeriut, por pa hakmarrje

Gjenevë, 9 dhjetor 2024 (MIA)- Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Folker Tirk sot deklaroi se tranziconi politik në Siri duhet të sigurojë përgjegjësi për shkelësit e të drejtave të njeriut.

"Duhet të kemi kujdes mbi përgjegjësit e këtyre shkeljeve, pa dallim nëse bëhet fjalë për pushtetin në largim, presidentin apo tjerë të japin llogari. Ky do të jetë elementi kyç për tranzicionin", deklaroi Tirk në konferencën për media në Gjenevë.

Ai theksoi se është e nevojshme të merren masa për mbrojtjen e pakicave dhe parandalimin e veprimeve hakmarrëse. Ai gjithashtu tha se provat duhet të ruhen me kujdes për proceset e ardhshme.

Tirk u bëri thirrje autoriteteve siriane të reformojnë aparatin e sigurisë dhe theksoi se tranzicioni duhet të sigurojë diskutime për tragjedinë me personat e zhdukur. "E vetmja rrugë përpara është përmes një procesi politik kombëtar që do të zgjidhë vuajtjet, do t'u përgjigjet aspiratave të të gjithë sirianëve dhe do të garantoj të vërtetën, drejtësinë, rindërtimin dhe pajtimin", ka thënë ai.

Komisari vuri në dukje se është e nevojshme që të drejtat e njeriut të të gjithë sirianëve të jenë në qendër të një procesi të tillë, falë pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të grave dhe të rinjve.

Ai tha se shërbimet e tij janë të gatshme për të mbështetur procesin e tranzicionit. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR