• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Në Rripin e Gazës nuk ka më vend të sigurt për civilët

KB: Në Rripin e Gazës nuk ka më vend të sigurt për civilët

 Nju-Jork, 28 mars 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se duhet të hetohen regjistrimet që tregojnë se ushtarët izraelitë vrasin dy civilë palestinezë dhe i varrosin trupat e tyre në rërë.

"Nuk ka më një vend të sigurt për civilët në Rripin e Gazës. Gjithsesi nuk mund ta konfirmojmë regjistrimin, por është një ngjarje tronditëse", tha zëdhënësi i KB-së Stefan Duzharik.

 Ai shtoi se rasti duhet të hetohet plotësisht.

 Një video e publikuar nga Al Xhezira sgihet  si ushtarët izraelitë hapin zjarr dhe vrasin dy palestinezë që po përpiqeshin të kthehen në shtëpi në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

 Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë humbur jetën 32.552 palestinezë, mes të cilëve të paktën 14.280 fëmijë dhe 9.340 gra, ndësa janë plagosur 74.980 njerëz.

 Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR