• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Në konfliktin mes Sudanit dhe Sudanit Jugor humbën jetën 75 persona

KB: Në konfliktin mes Sudanit dhe Sudanit Jugor humbën jetën 75 persona

Kartum, 23 nëntor 2023 (MIA) - Në konfliktet në rajonin e kontestueshëm Abiej janë vrarë 75 persona në dy javët e fundit, njoftoi përfaqësuesi i KB-së në Sudanin Jugor, Nikolas Hejsom.

Ai i bëri thirje qeverisë që t'i hetojë sulmet dhe t'i zvogëlojë tensionet, e po ashtu ju bëri thirrje liderëve lokalë të përmbahen nga përdorimi i dhunës për të zgjidhur problemet e ndërsjella. 

Ambasadat norvegjeze, britanike dhe amerikane lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që Qeveria e Sudanit Jugor, të tërheq trupat e saj në rajonin Abiej për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Konfliktet e brendshme dhe ndërkufitare janë përshkallëzuar pasi Sudani Jugor sistemoi trupa në territorin e kontestueshëm në mars. Misioni i atjeshëm paqeruajtës i KB-së dënoi gjithashtu sistemimin e këtyre trupave.  

Si Sudani, ashtu dhe Sudani Jugor pretendojnë për të drejtë në Abiej, i cili është i pasur me naftë, por u dakorduan për një kufi të përkohshëm administrativ me traktat në vitin 2011.

Megjithatë, aktivistët për të drejtat e njeriut i akuzojnë të dy palët për shkelje të marrëveshjes. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR