• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB: Në këtë moment asnjë vend në Rripin e Gazës nuk është i sigurt për civilët

KB: Në këtë moment asnjë vend në Rripin e Gazës nuk është i sigurt për civilët

Nju-Jork, 12 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Zyres së Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA), Jens Laerke deklaroi se përleshjet e mëtejshme në qytetin Rafa në pjesën jugore të Rripit të Gazës do ta rrezikojnë dërgesën e ndihmës tanimë të kufizuar humanitare.

Ai paralajmëroi se më shumë se një milion njerëz në këtë moment janë në Rafah dhe se jetojnë në kushte shumë të vështira.

"Konfliktet gjithnjë e më të vështira në Rafah paraqesin rrezik për edhe më tepër viktima civile. Rritja e konflikteve në Rafah, po ashtu, do ta pengojë dërgesën edhe ashtu të kufizuar të ndihmës humanitare", tha Laerke.

Sipas tij, asnjë vend në Rripin e Gazës në këtë moment nuk është i sigurt për popullatën civile, duke theksuar se shpërngulja me dhunë dhe masive e njerëzve është e ndaluar me të drejtën ndërkombëtare.

Agjencia palestinezeve e lajmeve VAFA publikoi se në sulmet izraelite ndaj Rafas, jetën e kanë humbur më shumë se 100 njerëz, ndërsa qindra janë lënduar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR