• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Mbi 338.000 njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre në Gaza

KB: Mbi 338.000 njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre në Gaza

Gaza, 12 tetor 2023 (MIA) - Më shumë se 338.000 persona detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës, që është nën rrethojë dhe granatim të armatës izraelite, njoftoi zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare, cituar nga mediat franceze.

Numri i personave të shpërngulur në këtë zonë me popullsi të dendur deri mbrëmë është rritur edhe për 75.000 njerëz, duke arritur 338.934 person", citohet në kumtesën e sotme të zyrës së KB-së.

Ushtria izraelite vazhdon ta bombardojë Rripin e Gazës si përgjigje e sulmeve të koordinuara të grupit islamist Hamas. Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) në kanalin Telegram publikuan se në vijim është një sulm i madh ndaj caqeve të lidhura me Hamasin në Rripin e Gazës, lajmëroi DPA.

"Ofensiva tokësore në Gaza do të fillojë kur të jetë koha e duhur dhe do t'i plotësojë qëllimet tona", tha zëdhënësi i IDF-së, Jonatan Konrikus, në brifingun e tij të rregullt ditor, të transmetuar në rrjetin X. Ai shfaqi shpresë se sot do të jetë më qetë dhe shtoi: "Na pret një rrugë e gjatë dhe shumë e rrezikshme".

"Qëllimi i ushtrisë izraelite është të arrijë në rrjetin e tuneleve dhe bunkerëve të Hamasit nën Rripin e Gazës me popullsi të dendur", tha Konrikus.

Herët në mëngjes, numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 1.200, pasi 51 persona humbën jetën në sulmin izraelit para agimit, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmetuan mediat amerikane. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR