• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KB: Mbi 300.000 refugjatë janë kthyer në Siri pas rrëzimit të regjimit të Asadit

KB: Mbi 300.000 refugjatë janë kthyer në Siri pas rrëzimit të regjimit të Asadit

Nju Jork, 7 mars 2025 (MIA) - Më shumë se 300.000 refugjatë janë kthyer në Siri pas rënies së regjimit të presidentit Bashar Al Asad, njoftuan Kombet e Bashkuara. 

Selin Shmit nga Agjencia e KB-së për refugjatët (UNHCR) deklaroi se numri i të kthyerve pas 8 dhjetorit tejkaloi numrin prej 300,000 persona, raporton Le Figaro.

Sipas saj, përveç atyre 300.000 personave të kthyer edhe 900,000 persona që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por mbetën në Siri janë kthyer në vendlindjet e tyre, që do të thotë se që nga fillimi i dhjetorit në zonën e tyre janë kthyer gjithsej 1,2 milionë njerëz, përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Turqia, shteti fqinj i cili është nikoqir i pothuajes tre milionë refugjatëve sirianë, njoftoi gjithashtu se më shumë se 133,000 sirianë që kishin jetuar në Turqi ishin kthyer në vendin e tyre.

Sipas UNHCR-së, në luftën në Siri e cila filloi në vitin 2011, janë vrarë mbi 500,000 njerëz, ndërsa janë zhvendosur disa miliona të tjerë, duke e bërë atë krizën më të madhe të migracionit në botë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR