• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KB: Mbi 21.000 persona që nga fillimi i marsit kanë ikur nga luftimet në Siri në Libanin fqinj

KB: Mbi 21.000 persona që nga fillimi i marsit kanë ikur nga luftimet në Siri në Libanin fqinj

Bejrut, 25 mars 2025 (MIA) - Më shumë se 21.000 persona janë larguar nga Siria në Libani fqinj pas përleshjeve të palës siriane në fillim të marsit, njoftoi sot KB-ja. 

Sipas raportit, Komisari i lartë i KB-së për refugjatët (UNHCR) regjistroi arritjen e 21,637 personave nga Siria në Liban.

UNHCR-ja citon të dhënat nga autoritetet lokale dhe Kryqi i Kuq libanez, duke përfshirë edhe më shumë se 390 familje libaneze.

Tensionet në Sirinë perëndimore filluan më 6 mars në një fshat në provincën Latakia, pasi forcat e sigurisë arrestuan një person pas një urdhërarresti.

Situata u kthye shpejt në përleshje pasi persona të armatosur nga pakica myslimane alavite e përshkruar nga autoritetet si besnike të presidentit të rrëzuar nga froni Bashar al-Asad, hapën zjarr në disa pozicione të forcave të sigurisë.

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, në ato përleshje u vranë më shumë se 1.600 civilë, kryesisht alavitë.

Kjo është dhuna e parë në shkallë të gjerë që kur koalicioni rebel i udhëhequr nga grupi radikal islamik sunit Hajat Tahrir al-Sham mori pushtetin në Siri më 8 dhjetor. Koalicioni përmbysi Asadin i cili iku në Rusi. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR