• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB: Lëshimi i raketës së Koresë së Veriut përbën një kërcënim serioz

KB: Lëshimi i raketës së Koresë së Veriut përbën një kërcënim serioz

 Nju-Jork, 27 nëntor 2023 (MIA)  -  Ndihmëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kalid Kjari, sot deklaroi se lëshimet e raketave të Koresë së Veriut paraqesin rrezik serioz për aviacionin civil dhe trafikun detar.

Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së tha se Koreja e Veriut, megjithëse ka dërguar një njoftim rojes bregdetare të Japonisë përpara lëshimit, nuk i kishte njoftuar Organizatën Ndërkombëtare Detare, Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil apo Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. 

 Ambasadorja e SHBA-së në KB Linda Tomas Grinfild deklaroi se Koreja e Veriut "pa turp po kërkon t'i avancojë sistemet e saj për armë bërthamore  me testimin e  teknologjisë së raketave balistike".

"Kjo është shkelje e qartë e rezolutës së këtij Këshilli. Bëhet fjalë  për një sjellje të pamatur dhe të paligjshme që kërcënon të gjithë fqinjët dhe shtetet anëtare të Koresë së Veriut", tha Grinfildi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. 

 Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut paraprakisht tha se qëllimi i lëshimit të raketës ishte që të monitorohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.

 Pheniani ka porositur se do të vazhdojë t'i realizojë "të drejtat e tij sovrane, duke përfshirë lëshimin e satelitëve".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR