• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Ka dëshmi për krime të luftës nga të dy anët

KB: Ka dëshmi për krime të luftës nga të dy anët

Nju-Jork, 10 tetor 2023 (MIA) - Komisioni i Kombeve të Bashkuara, i cili e ndjek konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, publikoi se tani ka "dëshmi të qarta" për krime të luftës të kryera nga të dy palët gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës dhe në Izrael, duke përfshirë edhe vrasje të civilëve.

"Të gjithë ata, të cilët e kanë shkelur të drejtën humanitare ndërkombëtare ose kanë shtënë drejt civilëve, duhet të përgjigjen", thuhet në kumtesën e komisionit hetues, të formuar në vitin 2021 nga Këshilli për të drejtat e njeriut të KB-së, njofton Al Xhazira.

"Raportet se grupet e armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të papranueshme dhe nuk mund të tolerohen. Marrja e pengjëve civilë si mburojë e gjallë janë krime të luftës", thuhet në kumtesën e Komisionit të pavarur hetues të KB-së.

Komisioni, po ashtu, ka shprehur shqetësim serioz për shkak të sulmit të fundit izraelit ndaj Gazës dhe paralajmërimit izraelit për rrethim të tërësishëm të Gazës, i cili përfshin edhe ndërprerje të furnizimit me ujë, ushqim, energji elektrike dhe derivate, që pa dyshim do të kushtojë me jetë të shumë civilëve dhe paraqet dënim kolektiv (hakmarrje). bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR