• e premte, 27 dhjetor 2024

KB: Këtë vit 289 fëmijë humbën jetën në Detin Mesdhe

KB: Këtë vit 289 fëmijë humbën jetën në Detin Mesdhe

Nju-Jork, 14 korrik 2023 (MIA) - Rreth 289 fëmijë kanë humbur jetën në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 në përpjekje për të arritur në Evropë përmes Detit Mesdhe, që është një rritje e konsiderueshme, bënë të ditur sot nga KB-ja.

Ky numër  është dy herë më i lartë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, shtoi Fondi për Fëmijë i KB-së (UNICEF), duke bërë thirrje për vendosjen e korridoreve të sigurta humanitare të cilat do t'u mundësojnë  fëmijëve të kërkojnë strehim në Evropë. 

 "Numri i fëmijëve që humbën jetën në përpjekje për ta kaluar Detin Mesdhe në Evropë u dyfishua në gjysmën e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlerësojmë  se në këtë mënyrë kanë kaluar 11.600 fëmijë  në gjashtë muajt e parë të këtij viti, që është dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", tha shefja e UNICEF-it për Migracion dhe Persona të Zhvendosur, Verena Knaus.

 Në tre muajt e parë të vitit 2023, rreth 3.300 fëmijë në atë rrugë - 71 për qind nga numri i përgjithshëm  - kanë qenë të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre, sipas UNICEF-it. Kjo është tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR