• e martë, 13 gusht 2024

KB: Heqja e pajisjeve shpërthyese në Gazë do të zgjasë 14 vjet

KB: Heqja e pajisjeve shpërthyese në Gazë do të zgjasë 14 vjet

Nju-Jork, 30 prill 2024 (MIA) - Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCA) njoftoi se heqja e bombave dhe llojeve të tjera të pashpërthyera në Gazë mund të zgjasë 14 vjet. 

Sipas vlerësimeve të KB-së, gjatë luftës në Gazë ishin shkaktuar 37,5 milionë tonë rrënoja, prej të cilave shumica ishin nga bomba dhe lloje të tjera të municionit të cilat nuk kishin shpërthyer. 

OCA bën të ditur se rreth dy milionë njerëz ose gjysma e popullatës në Gazë gjetën strehim në Rafa. Ata kanë vështirësi që të kenë qasje në nevojat themelore, siç janë mbrojtja shëndetësore, uji i pastër dhe objektet sanitare. 

Në raportin e OCA-s shtohet një kumtesë nga ndërmarrjet e ujësjellësit nga komunat bregdetare në Gazë, në të cilën paralajmërohet se sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë afër kolapsit të plotë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR