KB e shqetësuar thellësisht nga sulmi në një shkollë në Iran ku jetën e humbën më shumë se 160 nxënës
- Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve tha sot se është "thellësisht e shqetësuar" nga raportet për bombardimin e shkollës së vajzave "Shaxhara Tajebeh" në qytetin jugor iranian Minab, që sipas raporteve humbën jetën më shumë se 160 fëmijë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:15, 4 mars, 2026
Gjenevë, 4 mars 2026 (MIA) - Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve tha sot se është "thellësisht e shqetësuar" nga raportet për bombardimin e shkollës së vajzave "Shaxhara Tajebeh" në qytetin jugor iranian Minab, që sipas raporteve humbën jetën më shumë se 160 fëmijë.
"Komiteti është i shqetësuar nga raportet për sulme ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë shkollat dhe spitalet që kanë lënduar dhe traumatizuar fëmijë dhe kanë marrë shumë jetë të reja", thuhet në një komunikatë nga Komiteti i KB-së për të drejtat e fëmijëve, një organ prej 18 ekspertësh të pavarur që monitoron zbatimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve.
Komiteti bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve nga pasojat e luftës. Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut dje u bëri thirrje "forcave pas sulmit vdekjeprurës" të kryejnë hetim dhe të bëjnë publike gjetjet, pa konkretizuar se kë mban përgjegjës.
Ambasadori i Iranit në KB në Gjenevë, Ali Bahreini në një letër nga 1 marsi drejtuar Komisionarit të lartë të KB-së për të drejtat e njeriut, Folker Tur e quajti sulmin "të pajustifikuar" dhe "kriminal".
Shkolla u godit më 28 shkurt, ditën e parë të sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.
Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, tha dje se forcat amerikane "nuk do ta sulmojnë qëllimisht shkollën", ndërsa Izraeli tha se po hetonte incidentin.
Foto: arkivi i MIA-s