• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Deri në vitin 2050 popullsia në Ballkanin Perëndimor do të ulet për tre milionë banorë

KB: Deri në vitin 2050 popullsia në Ballkanin Perëndimor do të ulet për tre milionë banorë

Nju Jork, 23 gusht 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara (KB) vlerësojnë se popullsia në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2050 do të zvogëlohet për rreth tre milionë banorë. Nëse vitin e kaluar popullsia ishte 16.977.000 banorë, deri në vitin 2050 do të ulet në 13.975.000 banorë.

Sipas vlerësimeve të KB-së popullsia në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 1.836.000 do të zvogëlohet në 1.519.000 që është një rënie prej 17.3 për qind.

Rënia më të madhe në shifra parashikohet për Serbinë e cila vitin e kaluar kishte 6.788.000 banorë, ndërsa në vitin 2050 do të ketë 5.554.000 ose 1.2 milionë banorë më pak që është një rënie prej 18.2 për qind.

Ndërsa shikuar në përqindje rënie më të madhe të banorëve do të ketë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Shqipëri.

KB-ja thekson se BeH nga 3.194.000 banorë vitin e kaluar në vitin 2050 do të numërojë 2.469.000 banorë që është 22.7 për qind më pak, ndërsa Shqipëria nga 2.822.000 në 2.251.000 banorë që është për 20.2 për qind më pak.

Ndërsa popullsia në Mal të Zi do të shënojë rënie prej 14.8 për qind, gjegjësisht nga 628.000 do të ketë 535.000 banorë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR