• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB bën apel Rusia ta respektojë të drejtën humanitare në Ukrainë

KB bën apel Rusia ta respektojë të drejtën humanitare në Ukrainë

Gjenevë, 12 korrik 2023 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Volker Turk sot i bëri thirrje Rusisë ta respektojë të drejtën humanitare, duke potencuar se në raportin e publikuar para dy javësh, ka dëshmi për arrestimin e paarsyeshëm, torturë dhe dhunë seksuale mbi civilët në Ukrainë.

Misioni i KB-së për ndjekjen e zbatimit të së drejtës humanitare në Ukrainë dokumentoi informacione për arrestimin e paarsyeshëm të më shumë se 900 civilëve nga fillimi i invazionit rus më 24 shkurt 2022 deri më 23 maj të këtij viti, si edhe për ekzekutimin e 77 të burgosurve.

"Më shumë se 90 për qind e të burgosurve që i mbante Federata ruse, me të cilat kemi mundur të bisedojmë, na thanë se i janë nënshtruar torturës duke përfshirë edhe dhunën seksuale, në disa raste të kryer nga persona të sigurisë", potencoi Turk.

Ai shtoi se KB kërkon masa konikrete nga Federata ruse, që duhet ta trajnojë personelin e vet dhe të garantojë se i respekton të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën humanitare, potencoi Turk.

Tani për tani nuk ka koment nga anëtarët e misionit të përhershëm rus në Gjenevë, edhe pse Rusia e mohoi se janë kryer krime dhe se civilët kanë qenë cak i qëllimshëm.

Ukraina ua ka lejuar hetuesve të KB-së një qasje të plotë deri tek të burgosurit me përjashtim të një incidenti, thuhet në raport, ndërsa Rusia nuk u miratoi asnjë qasje edhe krahas kërkesave të vazhdueshme.

Turk, gjithashtu, tha se zyra e tij i ka nënvizuar disa shkelje lidhur me Ukrainën.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR