Katari u kërcënua se do ta ndërpres dërgesën e gazit për Bashkimin Evroppian
- Katari u kërcënua se do ta ndërpres dërgesën e gazit për Bashkimin Evropian nëse vendet anëtare ashpër i zbatojnë ligjet e reja që imponojnë dënime për kompanitë, të cilat nuk do t'i plotësojnë kriteret për emetimet e karbonit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punëtorëve.
- Post By Besnik Shuki
- 15:59, 22 dhjetor, 2024
Londër, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Katari u kërcënua se do ta ndërpres dërgesën e gazit për Bashkimin Evropian nëse vendet anëtare ashpër i zbatojnë ligjet e reja që imponojnë dënime për kompanitë, të cilat nuk do t'i plotësojnë kriteret për emetimet e karbonit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punëtorëve.
Ministri i Energjetikës i Katarit, Saad al-Kabi për Fajnenshël Tajms në intervistë të publikuar sot, deklaroi se nëse ndonjë vend i BE-së imponon dënime për mosrespektimin e shkallës së përmendur në direktivën për analizë korporative, Doha do të ndërpres me furnizimin e gazit të lëngshëm natyror.
Direktiva, e miratuar këtë vit, kërkon nga kompanitë e mëdha të cilat punojnë në BE, të kontrollojnë nëse furnizuesit e tyre shfrytëzojnë punë të detyruar ose shkaktojnë dëm ekologjik dhe të ndërmarrin masa kundër praktikave të tilla.
Dënimet do të ishin deri pesë për qind nga qarkullimi global.
Direktiva është pjesë e paketës më të gjerë të kërkesave për harmonizimin e kompanive me qëllimin ambicioz të BE-së për arritjen e zero emetimit të karbonit deri në vitin 2050. Por shumë kompani u ankuan, edhe brenda edhe jashtë BE-së, duke shprehur keqardhje se rregullat janë shumë të ashpra dhe i vendosin në pozitë të palakmuar. bsh/