• e shtunë, 23 nëntor 2024

Katari ka konfirmuar se Kryqi i Kuq ka pranuar 24 pengjë nga Gaza

Katari ka konfirmuar se Kryqi i Kuq ka pranuar 24 pengjë nga Gaza

Doha, 24 nëntor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Maxhed al-Asari konfirmoi se është pranuar një grup pengjësh nga Gaza.

"Konfirmojmë se Kryqi i Kuq ka pranuar 24 civilë të mbajtur peng në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe një numër të madh civilësh - gra dhe fëmijë, sipas marrëveshjes për armëpushim humanitar", ka shkruar zëdhënësi në rrjetin social X.

Gjithashtu një numër i madh i shtetasve tajlandezë janë liruar jashtë kornizës së marrëveshjes për armëpushim dhe ata aktualisht janë duke u larguar nga Rripi i Gazës me Kryqin e Kuq, shtoi ai. 

Në deklaratat e mëparshme u kumtua se sot do të lirohen 13 pengje izraelitë dhe 12 tajlandezë.

Eli Bin nga Magen Dejvid Adom tha për Kanal 12 se numri i pengjëve tajlandezë të liruar në fund ishte 11, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët qeveritarë. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR