• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katar: Sekretari i përgjithshëm i OKB-së e hapi takimin e nivelit të lartë kushtuar Afganistanit

Katar: Sekretari i përgjithshëm i OKB-së e hapi takimin e nivelit të lartë kushtuar Afganistanit

Doha, 19 shkurt 2024 (MIA) - Në kryeqytetin e Katarit, Doha, nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, dje filloi takimi dyditor i përfaqësuesve specialë për Afganistanin nga vende të ndryshme, njoftoi DPA, duke iu referuar zëdhënësit të Organizatës Botërore.

Sipas OKB-së, qëllimi i takimit është të diskutohet për qasjen ndaj pranisë ndërkombëtare në rritje në Afganistan.

Qeveria talebane në Kabul refuzoi të marrë pjesë në takim, duke pretenduar se kushtet e saj nuk ishin përmbushur. Talebanët duan të njihen "si përfaqësuesit e vetëm zyrtar të Afganistanit" dhe të bisedojnë me OKB-në për "të gjitha çështjet në një nivel shumë të lartë".

Në takimin pritet të marrin pjesë edhe gratë afgane dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Organizatat e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje OKB-së që të sigurojë që të drejtat e grave të jenë në qendër të të gjitha diskutimeve.

Në dhjetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë me të cilën kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i KB-së të emërojë një të dërguar të posaçëm për Afganitanin. Talebanët kundërshtojnë emërimin e mundshëm të një të dërguari të tillë, duke argumentuar se kjo nuk është e nevojshme kur tashmë ekziston një mision diplomatik i OKB-së në Kabul.

Kohët e fundit, koordinatori special i OKB-së, Feridun Sinirlioglu, rekomandoi në raportin të hartohet një udhërrëfyes për riintegrimin e Afganistanit në sistemin ekonomik dhe politik ndërkombëtar, me kusht që talebanët të përmbushin detyrimet ndërkombëtare të Afganistanit.

Pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talebanët hodhën poshtë thirrjet për një "qeveri gjithëpërfshirëse" dhe për të garantuar të drejtat e grave për arsimim dhe punë. Si rezultat, asnjë vend nuk e njohu qeverinë e tyre. Rezervat bankare të vendit janë ngrirë në Perëndim, ndërsa figura të larta talebane janë në listën e të kërkuarve nga SHBA-ja. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR