• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Katar: Hamasi konfirmoi se i ka marrë medikamentet për pengjet në Gazë

Katar: Hamasi konfirmoi se i ka marrë medikamentet për pengjet në Gazë

Doha, 20 shkurt 2024 (MIA) - Hamasi konfirmoi se i ka marrë medikamentet dhe se ka filluar t'ua dorëzojë pengjeve në Gazë, kumtoi sot Ministria e Katarit e Punëve të Jashtme.

Katari dhe Franca ndërmjetësuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit në janar për dërgesë urgjente të materialeve mjekësore për pengjet të cilët i mban Hamasi në Gazë.

Si kundërpërgjigje, duhet të dërgohet ndihmë humanitare dhe mjekësore për civilët në atë enklavë palestineze.

"Katari i mori këto konfirmime si ndërmjetësues në marrëveshje, e cila përfshin dërgesë të medikamenteve dhe dërgesë të ndihmës humanitare për civilët në Rripin e Gazës, posaçërisht në rajonet më të rrezikuara dhe më të dëmtuara, në këmbim të dërgesës së medikamenteve të cilat janë të domosdoshme për pengjet në Gazë", deklaroi zëdhënësi i Minsitrisë së Katarit, Maxhat Al Ansari. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR