• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Katër vende të BE-së së shpejti mund tа njohin Palestinën

Katër vende të BE-së së shpejti mund tа njohin Palestinën

 Dublin, 9 maj 2024 (MIA) - Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Malta po мендојнч  та нјохин shtetiн palestinez më 21 maj, njoftoi televizioni shtetëror irlandez.

RTA njuz mbrëmë raportoi se po intesifikohen bisedimet midis Dublinit, Madridit, Lubjanës dhe Valetës për njohjen e përbashkët të mundshme të shtetësisë palestineze. 

Televizioni irlandez pretendon se ato vende presin votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 10 maj, i cili mund të rezultojë në hapjen e rrugës së Palestinës për anëtarësim  në organizatë. 

 Katër vendet në një deklaratë të përbashkët më 22 mars theksojnë se kishin rënë dakord për hapin e parë drejt njohjes së Palestinës.

 Spanja dhe Irlanda një kohë të gjatë janë përfaqësues të drejtave palestineze. Kjo nismë vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar, për shkak të numrit të madh të civilëve të vrarë në ofensivën izraelite në Gazë, kërkon armëpushim dhe zgjidhje afatgjatë për paqen në rajon.

Që nga viti 1988, shteti palestinez është njohur nga 139 nga gjithsej 193 anëtare të Kombeve të Bashkuara. 

Izraeli pretendon se plani i katër vendeve evropiane është një "shpërblim për terrorizmin" që do t'i zvogëlojë shanset për bisedimet e paqes në Gazë 

Foto: EPA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR