• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katër persona kanë vdekur nga ethet e Nilit perëndimor në Izrael, 48 persona janë infektuar

Katër persona kanë vdekur nga ethet e Nilit perëndimor në Izrael, 48 persona janë infektuar

Tel Aviv, 27 qershor 2024 (MIA) - Ministria izraelite e Shëndetësisë kumtoi se katër persona kanë vdekur si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, kurse dyshohet se ato janë shkaktar edhe i një vdekjeje tjetër.

Sipas Tajms of Izrael, 48 persona janë infektuar me ethet e Nilit Perëndimor, nga të cilët 36 janë shtruar në spital dhe pesë janë në respiratorë. Rreth 80 përqind e të infektuarve nuk kanë simptoma, ndërsa rreth 20 përqind do të shfaqin një sërë simptomash, duke përfshirë ethe, lodhje, dhimbje koke ose dhimbje trupi.

Më pak se një për qind e të infektuarve kanë komplikime neurologjike. “Virusi nuk transmetohet nga personi në person”, thekson Ministria e Shëndetësisë e Izraelit. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR