Katër persona kanë humbur jetën, 14 janë lënduar në zjarrin në një ndërtesë banimi në Francën lindore
- Katër persona, ndër të cilët edhe një fëmijë, kanë humbur jetën mbrëmë në zjarrin që ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në qytetin Rems, në Francën lindore, njoftuan autoritetet lokale. Një fëmijë edhe rezulton i zhdukur.
Paris, 6 qershor 2025 (MIA) - Katër persona, ndër të cilët edhe një fëmijë, kanë humbur jetën mbrëmë në zjarrin që ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në qytetin Rems, në Francën lindore, njoftuan autoritetet lokale. Një fëmijë edhe rezulton i zhdukur.
Zjarri ka filluar rreth orës 00:30 sipas orës lokale në katin e katërt të ndërtesës dhe pastaj është përhapur shpejt pas fasadës së kateve të epërme. Ndërtesa banesore ka 11 kate.
Janë lënduar gjithsej 14 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të lënduarve ka edhe fëmijë.
Autoritetet kanë filluar hetim për shkaqet e zjarrit.
Rreth 40 banorë janë evakuuar që në fillim të përhapjes së flakëve.
Një dëshmitar, banorë i ndërtesës fqinje, deklaroi se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, pas së cilës ka parë flakë që e përfshijnë gjithë ndërtesën, ndërsa nga brenda dëgjoheshin britma. mb/
Foto: Uikipedia ilustrim