• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katër pengje të tjerë izraelitë vdiqën në robëri në Gazë

Katër pengje të tjerë izraelitë vdiqën në robëri në Gazë

Tel Aviv, 4 qershor 2024 (MIA) - Armata izraelite sot ka njoftuar se edhe katër pengje izraelite, të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, kanë vdekur në robëri dhe se trupat e tyre po i mbanë grupi islamik. 

Ushtria i ka identifikuar katër burrat si Haim Peri, Joram Mecger, Amiram Kuper dhe Nadav Poplvel, ndërsa të gjithë u kapën të gjallë në videot e pengjeve të publikuara më parë nga Hamasi.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, deklaroi se ushtria do të mund ta sigurojë sigurinë e Izraelit në çdo marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gazë për të cilën do të vendosë qeveria. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR