• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Katër migrantë e kanë humbur jetën në afërsi të ishullit grek Rodos

Katër migrantë e kanë humbur jetën në afërsi të ishullit grek Rodos

Athinë, 6 nëntir 2024 (MIA) - Trupa të pajetë të tre burrave dhe një gruaje janë nxjerrë nga deti në afërsi të ishullit grek, Rodos, ndërsa në breg janë zbuluar 25 refugjatë dhe migrantë, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Televizioni shtetëror grek ERT publikoi se, sipas dëshmive të personave të mbijetuar, vonë mbrëmë kontrabandisti që i ka transportuar, i ka detyruar ta braktisin varkën derisa ende kanë qenë larg bregut, pas çka ka ikur.

Refugjatët dhe migrantët janë lënë në det, 25 prej tyre kanë arritur të sigurtë në breg, ndërsa katër persona janë mbytur.

Të mbijetuarit, përmes numrit 112 për raste emergjente, i kanë informuar autoritetet dhe janë dërguar në kryeqytetin e Rodosit, ndërsa shërbimi bregdetar i ka tërhequr trupat e pajetë të tre burrave dhe një gruaje. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR