Katër media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore në Zgjedhjet e përsëritura lokale
- – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) sot kumtoi se katër media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore në Zgjedhjet e përsëritura lokale, të cilat u mbajtën më 11 janar në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë.
- Post By Fitore Curri
- 16:51, 15 janar, 2026
Shkup, 15 janar 2026 (MIA) – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) sot kumtoi se katër media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore në Zgjedhjet e përsëritura lokale, të cilat u mbajtën më 11 janar në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë.
Nga ASHMAA theksojnë se gjatë mbikëqyrjes mbi prezantimin mediatik zgjedhor në programin e RTM 1, RTM 2, TV 24 Vesti dhe TV Alfa, Agjencia konstatoi shkelje të nenit 76 -b paragrafi 3, ndërsa në lidhje me nenin 69-a paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht shkelje të heshtjes zgjedhore.
“Shkelja te të gjitha mediat është bërë më 10 janar 2026, gjatë kohës së heshtjes zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura lokale. Raportet nga mbikëqyrjet janë në dispozicion në këto linqe: RTM 1 (neni 76-b i Kodit Zgjedhor)– 13.01.2026, RTM 2 (neni 76-b i Kodit Zgjedhor) – 13.01.2026, ТВ 24 Vesti (neni 76-b i Kodit Zgjedhor) – 13.01.2026, TV Alfa (neni 76-b i Kodit Zgjedhor) – 13.01.2026”, thonë nga ASHMAA.
Neni 76-b paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor thotë se “Mediat, kur raportojnë në ditët e heshtjes zgjedhore, konsiderohen se e kanë shkelur heshtjen zgjedhore nëse transmetojnë, përkatësisht publikojnë çdo informacion, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale që lidhen me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë të raportimit mediatik që është i hapur ose fshehurazi në funksion të fushatës zgjedhore të dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga mbajtësit e funksioneve në organet qeveritare”), dhe në lidhje me nenin 69-a paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor (“Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk mund të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve”). fc/
Foto: Arkivi i MIA-s