• e shtunë, 23 nëntor 2024

Katër kompani ajrore evropiane do ta përhapin idenë për Evropën para zgjedhjeve evropiane

Katër kompani ajrore evropiane do ta përhapin idenë për Evropën para zgjedhjeve evropiane

 Bruksel, 26 prill 2024 (MIA) - Katër aeroplanë të kompanive ajrore të cilët janë pjesë e grupacionit "Lufthanza" në javët e ardhshme do ta përhapin idenë për një mbishkrim në trupat e tyre: "Po për Evropën".

 

Bëhet fjalë për aeroplanë të tipit "Erbas A320" në kompanisë ajrore "Lufthanza", "Eurovings", "Austrian Erlajns" dhe "Brisel Erlajns" të cilët do të kenë për detyrë të shërbejnë si ambasadorë të idesë evropiane pak para zgjedhjeve për anëtarë në Palamentin Evropian.

Katër aeroplanë më 13 maj, "do të takohen" në aeroportin e  Brukselit, duke manifestuar në mënyrë simolike unitetin evropian.

 

 

Ndryshe, nuk është hera e parë që "Lufthanza" ta manifestojë përkushtimin e saj ndaj Evropës. Mbështetje e ngjajshme për Evropën "Lufthanza" organizoi dhe para zgjedhjeve evropiane në vitin 2019. rq/

Foto: Lufthanza

 

QËNDRONI TË LIDHUR