Katër kanaderë nga Italia dhe Franca do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Greqi
- Përmes mekanizmit të Bashkimit Evropian për mbrojtje civile dhe pas kërkesës së palës greke për ballafaqim me zjarret, në Greqi do të dërgohen dy kanaderë nga Franca dhe dy nga Italia, kumtoi Komisari i BE-së për mbrojtje civile Janez Lenarçiç, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 12:55, 18 korrik, 2023
Athinë, 18 korrik 2023 (MIA) - Përmes mekanizmit të Bashkimit Evropian për mbrojtje civile dhe pas kërkesës së palës greke për ballafaqim me zjarret, në Greqi do të dërgohen dy kanaderë nga Franca dhe dy nga Italia, kumtoi Komisari i BE-së për mbrojtje civile Janez Lenarçiç, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lenarçiç në Tuiter shënoi se me kërkesë të Greqisë për ndihmë në ballafaqimin me zjarret pyjore në rajonin e Atikës, janë mobilizuar dy kanaderë nga mbrojtja civile e BE-së në Francë dhe dy kanaderë nga flota RescBE në Itali, "të cilat pritet të arrijnë që sot".
Paralelisht shtoi se tashmë po ndihmojnë zjarrfikës nga Rumania të cilët në Greqi arritën para fillimit të sezonit të zjarreve. sa/