• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katër fëmijë vdiqën nga kolla e mirë në Beograd, një fëmijë në respirator

Katër fëmijë vdiqën nga kolla e mirë në Beograd, një fëmijë në respirator

Beograd, 31 janar 2024 (MIA) - Katër fëmijë vdiqën nga kolla e mirë në Institutin për nëna dhe fëmijë "Dr. Vukan Çupiq" në Beograd, deklaroi për RTS  prof. dr. Vlladisllav Vukomanoviq, kardiolog dhe udhëheqës i klinikës pediatrike të Institutit.

Vukomanoviq thotë se foshnjat e moshës dy, tre ose katër muajsh mund të zhvillojnë pasqyrë shumë të rëndë klinike të kollës së mirë, që përfundoi me vdekjen e katër fëmijëve në Institut.

"Një fëmijë është në respirator, që do të thotë se jeta e tij është shumë në rrezik", thotë profesori.

Sipas tij, 70 fëmijë janë pozitivë në pertusis, pra kolla e mirë, ndërsa prej tyre rreth gjysma janë hospitalizuar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR