• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katër fëmijë humbin gjatë një aksidenti të aeroplanit në Kolumbi pesë javë më parë, ata gjenden të gjallë në xhungël

Katër fëmijë humbin gjatë një aksidenti të aeroplanit në Kolumbi pesë javë më parë, ata gjenden të gjallë në xhungël

Bogota, 10 qershor 2023 (MIA) - Katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi janë gjetur të gjallë në jug të vendit më shumë se pesë javë pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një xhungël të dendur, tha dje presidenti kolumbian Gustavo Petro.

Fëmijët u shpëtuan nga ushtria pranë kufirit midis provincave kolumbiane Kaketa dhe Guaviare, afër vendit ku u rrëzua aeroplani i vogël.

"Gëzim për të gjithë vendin!" Katër fëmijët që u zhdukën...humbën...në xhunglën kolumbiane u shfaqën të gjallë", shkruan Petro në Tuiter.

Aeroplani i vogël "Cesna 206" mbante shtatë persona në një fluturim midis Arakuaras, në shtetin Amazonas, dhe San Hoze del Guaviare, një qytet në shtetin Guaviare, por raportoi një alarm për defektin e motorit në orët e para të 1 majit.

Tre të rritur, përfshirë pilotin, vdiqën si pasojë e përplasjes dhe trupat e tyre u gjetën në aeroplan. Katër fëmijët e moshës 13, nëntë dhe katër vjeç i mbijetuan rënies, si dhe një foshnjë 11 muajshe.

Informacioni fillestar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili koordinoi përpjekjet e shpëtimit, sugjeroi se fëmijët ikën nga avioni dhe u drejtuan në pyllin e shiut për të kërkuar ndihmë.

Ekipet e shpëtimit, me mbështetjen e qenve nuhatës, kishin gjetur më parë fruta të hedhura, të cilat dyshohet se i kishin ngrënë fëmijët, dhe strehimore të improvizuara të bëra nga bimësia e xhunglës.

Në operacionet e shpëtimit morën pjesë avionë dhe helikopterë të ushtrisë dhe forcave ajrore kolumbiane. sa/

foto dhe video: Tuiteri i presidentit Gustavo Petro

QËNDRONI TË LIDHUR