• e premte, 27 dhjetor 2024

Katër fëmijë e humbën jetën në zjarrin në Novi Pazar

Katër fëmijë e humbën jetën në zjarrin në Novi Pazar

Novi Pazar, 5 mars 2023 (MIA) - Katër fëmijë e humbën jetën sot në zjarrin në një ndërtesë banesore në Novi Pazar.

Kirurgu kujdestar i Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar, Shefqet Hajroviq deklaroi se prindërit e fëmijëve të cilët e humbën jetën në zjarrin që ka ndodhur herët në mënbjes janë hospitalizuar dhe se jeta e babait është në rrezik.

Ai për gazetarët deklaroi se për shkak të seriozitetit të lëndimeve, babai është transferuar për mjekim të mëtejmë në Qendrën Klinike të Serbisë, ndërsa nëna ndodhet në Repartin për Kirurgji të Përgjithshme të Novi Pazarit.

Ai tha se tre nga fëmijët u sollën të djegur, ndërsa njëri vdiq më vonë për shkak të djegieve.

"Fëmija është sjellë në spital në gjendje të rëndë të përgjithshme me djegie në fytyrë dhe në duar, u bënë përpjekje për reanimacion, por për fat të keq vdiq“, theksoi Hajroviq.

Arsyet e zjarrit nuk janë të njohura.

QËNDRONI TË LIDHUR