Katër amerikanë rrëmbehen në Meksikë, në një qytet ku janë në luftë bandat e drogës
- Katër shtetas amerikanë janë rrëmbyer në veri të Meksikës në afërsi të kufirit me SHBA, pasi sulmues të armatosur hapën zjarr ndaj furgonit të tyre me targa të Karolinës së Veriut, bëri të ditur sot Byroja Federale e Hetimeve (FBI).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:26, 6 mars, 2023
Meksikë, 6 mars 2023 (MIA) - Katër shtetas amerikanë janë rrëmbyer në veri të Meksikës në afërsi të kufirit me SHBA, pasi sulmues të armatosur hapën zjarr ndaj furgonit të tyre me targa të Karolinës së Veriut, bëri të ditur sot Byroja Federale e Hetimeve (FBI).
Ata u rrëmbyen në afërsi të qytetit kufitar meksikan të Matamoros, ku janë në luftë fraksionet rivale të të ashtuquajturve karteli i gjirit të drogës.
FBI dje bëri të ditur se në furgonin me amerikanët është gjuajtur menjëherë pas hyjes në Meksikë, por nuk është e qartë nëse rrëmbimi ka lidhje me dhunën që ka ndodhur atë ditë në Matamoros.
U publikua se "të gjithë katër amerikanët janë vendosur në një automjet dhe janë dërguar nga persona të armatosur".
FBI ofron një shpërblim prej 50.000 dollarësh për secilin që do të mundësojë lirimin e amerikanëve dhe arrestimin e rrëmbyesve. ar/