• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kasparov: Për sulmin me dron mbi Kremlinin përgjegjëse është Ukraina, por ajo ka të drejtë për këtë

Kasparov: Për sulmin me dron mbi Kremlinin përgjegjëse është Ukraina, por ajo ka të drejtë për këtë

Munih, 5 maj 2023 (МИА) - Ish-kampioni botëror në shah, Gari Kasparov, nuk beson se shërbimet e inteligjencës ruse janë përgjegjëse për sulmin në dron mbi Kremlinin të para tri ditëve dhe më pas e akuzoi Ukrainën për sulmin, por, shtoi se vlerëson se arsyetohet Kievi të sulmojë caqe të territorit rus pasi ka të drejtë kundërpërgjigjjeje.

Kritiku i ashpër i Kremlinit, Kasparov për agjencinë gjermane DPA deklaroi se "lehtë mund të imagjinojë se si KGB organizon ngjarje të rrejshme" për të shkaktuar zemërim tek opinioni, por ai vlerëson se Kremlini është cak i gabuar.

"Më e besueshme është se ukrainasit dërgojnë mesazh se mund të arrijnë deri tek Moska para Ditës së fitores mbi nazizmin, më 9 maj, kur mbahet parakalimi ushtarak në kryeqendrën ruse", vlerëson Kasparov.

"Mendoj se kjo do t'i zemërojë shumë funksionarë rusë", tha Kasparov.

"Është në sheshin e kuq dhe mendoj se me siguri do t'i zemërojë shumë funksionarë rusë, veçanërisht ushtrinë", tha ai.

Ish-kampioni botëror, ndërsa tani edhe politikan opozitar, shtoi se nuk ka informacione të brendshme, por se mund vetëm të analizohet nga ajo që njoftohet për incidentin.

Në intervistën e dhënë në Gmund, në jug të Munihut, ku e mori çmimin për lirinë e mediave, Kasparov tha se nuk mund ta kuptojë se pse Perëndimi e kushtëzon dërgimin e armëve në Ukrainë me atë që të mos përdoret për sulme në territorin rus.

"Nëse është luftë, atëherë është luftë. Edhe pse Ukraina është cak i raktetave ruse nga rajonet fqinje, mendoj se kanë të drejtë kundërpërgjigjjeje", tha ai, duke shtuar se ukrainasit po përpiqen t'iu shmangen viktimave civilë, për dallim prej rusëve.

Kasparov pret që Ukraina në fund t'i marrë aeroplanët ushtarakë perëndimorë pasi pas shumë stërzgjatjesh ishte marrë edhe vendimi për dërgimin e tankeve.

"Mendoj se edhe aeroplanët do të mbërrijnë por kjo ndodhë shumë ngadalë dhe e kuptoj se pse ukrainasit janë kaq të shqetësuar", tha Kasparov në intervistë.

QËNDRONI TË LIDHUR