• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kasanof: Pres vazhdimësi të politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor

Kasanof: Pres vazhdimësi të politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor

Zagreb, 21 nëntor 2024 (MIA) - Uashingtoni në tre dekadat e fundit po zhvillon politikë të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor dhe pres ashtu të mbetet, deklaroi zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof.

"Do të doja të theksoj se ekziston vazhdimësi e fuqishme në politikën tonë ndaj Ballkanit në 30 vitet e fundit. Pres që kjo vazhdimësi, rerth qëllimeve themelore që i kemi për këtë rajon, do të vazhdojë", tha Kasanof në intervistë për agjencinë Hina.

Ai deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar për ndikimin e Rusisë ndaj tërë rajonit dhe se për atë shkak bashkëpunojnë me vendet nga Ballkani Perëndimor në mënyrë që të parandalohen dezinformatat.

Funksionari amerikan theksoi se Uashingtoni për momentin sheh "mundësi reale" për përparim të konsiderueshëm të vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. Në atë drejtim, ai theksoi se plani për rritje prej gjashtë miliardë eurove i BE-së për rajonin, që është kushtëzuar nga zbatimi i reformave, sepse, siç tha, dukshlm mund të kontribuojë për ato vende dhe "banorët e tyre ta ndjejnë atë". Ai paralajmëroi se "kjo nuk është periudhë që do të zgjasë përjetësisht" dhe se momenti i volitshëm tani duhet të shfrytëzohet.

"Qëllimi këtu është rajoni të largohet nga trashëgimia e luftërave të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe me të vërtetë të arrijë të largohet nga të këqijat e etnonacionalizmit", theksoi Kasanof.

Lidhur me Bosnjë e Hercegovinën, Kasanof theksoi se qëllimi kryesor i SHBA-së është përforcimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multinacional të këtij vendi.

Uashington do t'i "shfrytëzojë të gjitha veglat e kapshme, prëfshirë edhe sanksionet" kundër atyre të cilët "punojnë në kundërshtim me ato qëllime", haptazi angazhohen për shkëputje dhe e injorojnë Marrëveshjen e Dejtonit, tha Kasanof.

Ai konsideron se politika e kreut të Republikës Sërbska, Millorad Dodik. është e dëmshme prë sigurinë e BeH-së, sepse, siç tha, i bllokon reformat e nevojshme për çlirim të vendit nga plani evropian për rritje, që para së gjithash do të jetë në dobi për njerëzit atje.

Kasanof, i cili e zëvendësoi Gabriel Eskobarin, mandati i të cilit skadoi në fund të majit, nuk deshi të spekulojë nëse do të mbetet në funksion pas 20 janarit, pas marrjes së postit të presidentit të sapozgjehdur Domald Tramp. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR