• e premte, 05 korrik 2024

Karvani i parë me ndihmë humanitare arriti në Gazë përmes vendkalimit verior

Karvani i parë me ndihmë humanitare arriti në Gazë përmes vendkalimit verior

Gazë, 12 prill 2024 (MIA) - Karvani i parë i kamionëve me ndihmë humanitare për palestinezët arriti në Rripin e Gazës përmes vendkalimit verior, kumtoi sot armata izraelite.

Vendkalimi i ri është ndërtuar në kuadër të hapave të orientuara drejt përmirësimit të situatës humanitare në Rripin e Gazës, publikoi "Tajms of Izrael".

Kamionët dje kaluan në kontrollin e sigurisë në vendkalimin Kerem Shalom, të cilin e kanë kryer autoritetet e vendkalimeve tokësore, me ndihmën e ushtarëve, para se të arrijnë në Gazë, shtojnë nga armata izraelite.

Në kumtesë nuk potencohet se sa kamionë ka pasur në karvanin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR