• e shtunë, 23 nëntor 2024

Karvani i KB-së i sulmuar në Gazë ishte qartë i shënuar

Karvani i KB-së i sulmuar në Gazë ishte qartë i shënuar

Nju-Jork, 13 maj 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kumtuan se karvani i organizatës botërore që u sulmua në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, me ç'rast u vra një i punësuar i huaj, pjesëtar i sigurimit, ndërsa një tjetër u lëndua lehtë, ishte qartë i shënuar.

Zëvendës zëdhënësi i KB-së, Farhan Kan deklaroi se i vrari në sulmin e sotëm është i huaji i parë nga organizata që vritet prej fillimit të luftës në Gazë më 7 tetor të vitit të kaluar.

Në luftë deri më tani jetën e humbën rreth 190 të punësuar të KB-së, të gjithë palestinezë të cilët kryeisht punonin për agjencinë palestineze për refugjatë UNRWA, tha Hak.

Ai shtoi se të gjithë të punësuarit, nacionalitetin e të cilëve nuk e zbuloi, ishin në automjetin e shënuar me KB në karvanin i cili u godit derisa lëvizte drejt Spitalit evropian në Rafah.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh i dënon të gjita sulmet ndaj peronelit të KB-së dhe bën thirrje për hetim të plotë, tha zëdhënësi.

Shefi i KB-së deklaroi se jo vetëm shumë civilë, por edhe punonjës humanitarë e kanë humbur jetën në luftën shtatëmujore dhe e përsëriti thirrjen për ndërprerje urgjente humanitare të zjarrit dhe lirim të të gjitha pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR