• e enjte, 26 dhjetor 2024

Karinsh: Diplomacia e BE-së me Azinë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut duhet të udhëhiqet nga vende pa histori koloniale

Karinsh: Diplomacia e BE-së me Azinë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut duhet të udhëhiqet nga vende pa histori koloniale

Bruksel, 28 gusht 2023 (MIA) - BE-ja duhet të lejojë vendet anëtare pa histori të sundimit kolonial të menaxhojnë marrëdhëniet kritike, por shpesh të tensionuara diplomatike me vendet në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut, tha kryeministri letonez në largim, Krishjanis Karinsh.

"Vendet që kanë qenë koloni mund të mos pranojnë këshillat e ish kolonizuesve", tha Karinsh në një intervistë televizive në Riga.

Ai shtoi se në samitin e fundit të BE-së me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, ai kuptoi se perceptimi i këtyre vendeve për Evropën është "pak i ngjashëm me perceptimin e vendeve baltike për Rusinë".

Sipas tij, nga aty, qëndrimi i ish kolonive franceze ndaj Parisit mund të identifikohet me perceptimin që letonezët kanë ndaj Moskës.

"Unë supozoj se në një ish-koloni franceze, ata që dëgjojnë atë që presidenti francez ka për të thënë, mund t'i ngjajnë një letonezi që dëgjon atë që ka për të thënë Putin", tha Karinsh.

Sipas tij, për të pasur sukses në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, Evropa duhet të përdorë më shumë dhe të angazhojë më aktivisht anëtarët e saj që nuk kanë një histori koloniale.

Karinsh dha dorëheqjen si kryeministër më 14 gusht dhe aktualisht qeveria e tij po funksionon si teknike deri në zgjedhjen e një kabineti të ri qeveritar. Mediat letoneze bëjnë të ditur se në Qeverinë e re, për përbërjen e së cilës ka marrë mandat ministrja e mëparshme e mirëqenies Evika Silina, Karinsh me gjasë do të drejtojë Departamentin e Punëve të Jashtme. sa/

Foto: Skrinshot

Фото: Скриншот

QËNDRONI TË LIDHUR