• e shtunë, 23 nëntor 2024

Karatapolov: Nuk ka mobilizim të ri në ushtrinë ruse pas rebelimit të "Vagner"

Karatapolov: Nuk ka mobilizim të ri në ushtrinë ruse pas rebelimit të

Moskë, 3 korrik 2023 (MIA) - Deputeti Andrej Karatpolov, kryetar i Komitetit për mbrojtje në Dhomën e ulët të parlamentit rus (Duma), sot i hedhi poshtë akuzat për nevojën e mobilizimit të ri ushtarakt në vend, i cili duhet të zëvendësojë anëtarët e grupit paraushtarak "Vagner", të cilët nuk janë më duke luftuar në Ukrainë.

"Presidenti i Federatës ruse (Vladimir Putin) tha qartë dhe konkretisht se nuk do të ketë mobilizim të ri", deklaroi Kartapalov për Tass.

Deputeti vlerësoi se nuk ka asnjë kërcënim për zvogëlimin e potencialit ushtarak, siç theksoi, në afat të mesëm apo afatgjatë, si dhe se Moska nuk ka mjaftueshëm forca të armatosura për të zëvendësuar anëtarët e "Vagner", transmetoi agjencia ruse.

Sipas tij, në kohën kur u krye rebelimi i pasuksesshëm i "Vagner", në Ukrainë nuk kishte pjesëtarë të vijës së frontit dhe të gjithë ishin në kampet e tyre.

Pas rebelimit të dështuar, në fund të qershorit, kreu i grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin, ra dakord të shkonte në Bjellorusi, bazuar në ndërmjetësimin e Minskut. Sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje, anëtarët e Grupit Vagner mund të zgjedhin të shkojnë në Bjellorusi, të bashkohen me ushtrinë e rregullt ruse ose të kthehen në jetën civile.

Evgenij Prigozhin tha se qëllimi i rebelimit të tij nuk ishte të përmbyste qeverinë, por të parandalonte Shtabin e Përgjithshëm rus, të cilin ai e akuzon si të paaftë në konfliktin në Ukrainë, të shpërbënte grupin e tij mercenar "Vagner". ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR