• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kaos para bashkisë së Tiranës, është hedhur koktej molotovi mbi objekt

Kaos para bashkisë së Tiranës, është hedhur koktej molotovi mbi objekt

Tiranë, 26 prill 2024 (MIA) - Koktej molotovi dhe mjete të tjera djegëse mbi objektin e bashkisë së Tiranës, hodhën pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga demokratët opozitarë - ithtarë të Sali Berishës.

Për shkak të seriozitetit të situatës është rritur prania e trupave të policisë, të cilët pjesëmarrësve në protestë nuk iu lejuan që me dhunë të hyjnë në objekt ndërsa në shuarjen e zjarrit mori pjesë njësia zjarrfikëse. 

Kjo është protesta e katërt me radhë e "Nismës për rimëkëmbje të PD-së", e mbështetur edhe nga Partia e Lirisë, Ilir Meta, si dhe Aleanca për Mbrojtje të Teatrit, në të cilat kërkohet dorëheqje e kryetarit Erion Veliaj. 

Kërkesa për dorëheqjen e tij kërkohet pas zbulimit të skandalit për keqpërdorimin e mjeteve shtetërore, për çka, me urdhër të Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, janë arrestuar dhjetëra udhëheqës të lartë në komunë, bashkëpunëtorë të afërt të Veliajt. 

"Drejtësia do të përmbushet, sepse qytetarët janë në këmbë! Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga lufta jonë", porositën një pjesë e atyre të cilët folën deri më tani në protestë. 

Organizatorët kërkojnë nga policia që tu lejojnë që protesta të vazhdojë deri në orën 20. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR