• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kaos në Qendrën e pranimit për emigrantë në Sicili, arratisen qindra emigrantë

Kaos në Qendrën e pranimit për emigrantë në Sicili, arratisen qindra emigrantë

Romë, 18 shtator 2023 (MIA) - Në Qendrën e pranimit të emigrantëve në Sicili sot u panë skena kaotike pasi qindra emigrantë u arratisën nga kampi duke kërcyer rrethojat dhe duke thyer barrierat, informojnë mediat lokale. 

Pjesëtarët e urgjencës pa sukses u përpoqën të ndalonin ata të largoheshin.

Të paktën njëqind emigrantë e kaluan rrethojën e qendrës ku ka më shumë se një mijë persona, ndërsa të paktën një polic u plagos, raporton Ansa italiane.

Qendra e stërmbushur me njerëz sigurohej nga rreth 20 oficerë policie, shton agjencia.

Kryebashkiaku i qytetit port jugor Porto Empedokle deklaroi se emigrantët kanë ikur nga kampi për shkak të kushteve të këqija që mbizotërojnë aty.

"Ata nuk ikën nga këtu për të shkuar diku tjetër, por për të kërkuar ushqim dhe pije", deklaroi kryebashkiaku Kalogero Martelo për ueb faqen RaiNeës. 

Së bashku me mijëra njerëz, të cilët javën e kaluar mbërritën në ishullin italian të Lampedusas më shumë se 1.000 u dërguan për strehim në Sicili për disa ditë.

Qeveria italiane  të hënën do të prezantojë masa të reja si pjesë e një ligji për rregullimin e emigrantëve, pasi javën e kaluar Lampedusa u përmbyt nga një valë e paprecedentë emigrantësh, me më shumë se tetë mijë njerëz.

Për shkak të kësaj situate të jashtëzakonshme, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e shoqëruar nga kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni, vizitoi dje Lampedusën dhe premtoi mbështetje nga BE-ja dhe prezantoi një plan veprimi për zgjidhjen e krizës. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR