• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kaos edhe në mbledhjen e sotme plenare të Parlamentit shqiptar, në rend dite të së cilës është projekt-buxheti për vitin 2024

Kaos edhe në mbledhjen e sotme plenare të Parlamentit shqiptar, në rend dite të së cilës është projekt-buxheti për vitin 2024

Tiranë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Në situatë tensionuese, në të cilën nuk munguan as sulmet fizike, tymueset dhe prania e madhe e pjesëtarëve të Gardës nacionale, mbledhja e sotme plenare e Parlamentit shqiptar, në të cilën në rend dite ishte projekt-buxheti për vitin e ardhshëm, në vend se me debat maratonik, përfundoi për pesë minuta.

Deputetët e opozitës, ithtarë të Sali Berishës, siç edhe paralajmëruan, fillimisht me karrige e bllokuan foltoren, pas çka vazhduan me tashmë skenarin e parë në katër javët e fundit në Parlament.

Ata, krahas tjerave, ishin kundër pranisës ë gardistëve, e madje edhe fizikisht sulmuan disa prej tyre.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, pasi vlerësoi se nuk ka mundësi për punë normale, e vendosi në votim Projekt-buxhetin, i cili parimisht ishte miratuar me 83 vota të deputetëve të shumicës dhe një pjese të opozitës, pas çka mblehdja përfundoi.

"Skenë e njejtë. Gjëja e vetme e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në histori. Bëhet fjalë për 7 miliardë euro, që është dyfish më i lartë se buxheti i vitit 2023. Sot kur duhej të flisnin, e pamë skenarin e njejtë. E vetmja gjë që duhet të ngelet në mendjen e secilit shqiptar është buxheti të cilin sapo e miratuam prej 400 milionë eurove plus për rritje të rrogave", tha pas mbledhjes Blendi Çuçi, koordinues i grupit parlamentar të Partisë socialiste.

gazment Bardhi nga grupi i Berishës, pas përfundimit të mbledhjes, e quajti të paligjshëm sepse për më pas se pesë minuta, u votua dhe përfundoi.

"Sa i përket betejës së opozitës, do ta vazhdojmë në Parlament. Nuk do të lejojmë punë normale të Parlamentit. Katër minuta e 29 sekonda mbledhje plenare, do të thotë se Parlamenti hyri në paligjshmëri. Në asnjë çast nuk kam deklaruar se do ta bllokojmë votimin, sepse hajnat me mandat të deputetit i kanë votat për t'i miratuar ligjet. Por, beteja jonë është t'i tregojmë secilit qytetar se ky nuk është Parlamenti që e paraqet atë. Do të ndjekim edhe hapa të tjerë institucional në bazë të përcaktimit tonë", tha Bardhi.

Ndërkaq për Berishën, gjithçka është antikushtetuese sipas "urdhërit të Edi Ramës dhe realizuar nga polttronja e tij, Lindita Nikolla". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR