• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kandidatin e vrarë në zgjehdjet presidenciale në Ekuador do ta zëvendësojë bashkëpunëtorja e tij Gonzales

Kandidatin e vrarë në zgjehdjet presidenciale në Ekuador do ta zëvendësojë bashkëpunëtorja e tij Gonzales

Kito, 13 gusht 2023 (MIA) - Andrea Gonzales, bashkëpunëtore e kandidatit të vrarë për president të Ekuadorit, Fernando Vilavisensio, do ta zëvendësojë në zgjedhjet e 20 gushtit, kumtuan nga partia e tyre.

Gonzales do të jetë kandidate e partisë opozitare centriste pas atentatit të Vilavisensios të mërkurën.

Vilavisensio, gazetar 59-vjeçar i cili angazhohej për luftë kundër korrupsionit në vendin e tij, ishte i dyti sipas rejtingut para zgjedhjeve presidenciale. Kandidati presidencial u qëllua për vdekje pas daljes nga takimi parazgjehdor në kryeqytetin Kito.

Prej atëherë në pejsën më të madhe të Ekuadorit u vendos gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa shefi i shtetit, Gilermo Laso e akuzoi krimin e organizuar për vrasjen.

Gonzales, ekologjistja 36-vjeçare, ishte bashkëpunëtore shumëvjeçare e Vilavisensios.

Ajo është posaçërisht e përkushtuar në mbrojtjen e oqeaneve, në luftën kundër shkatërrimit të pyjeve dhe tregtinë me kafshë të egra. ab/

Foto: Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR