• e martë, 24 dhjetor 2024

Kandidati për kryetar komune në Meksikë vritet gjatë të shtënave në një tubim parazgjedhor

Kandidati për kryetar komune në Meksikë vritet gjatë të shtënave në një tubim parazgjedhor

La Konkordia, 17 maj 2024 (MIA) - Kandidati për kryetar komune Lusero Lopez Mazan dhe pesë persona të tjerë mes të cilëve dhe një vajzë janë vrarë nga të shtënat në një tubim në qytetin e La Konkordia në jug të Meksikës në shtetin Çiapas. 

 Janë plagosur dhe dy persona.

"Konflikti ka shpërthyer mes civilëve të armatosur gjatë një tubimi politik", kumtoi prokuroria.

Siç theksohet në kumtesë, ende nuk dihet nëse Lopez Maza ka qenë qëllimi i sulmit, pasi të shtënat në rrugë janë të zakonshme në këtë zonë.

Çipalas është në afërsi të kufirit me Guatemalën dhe është rruga kryesore për kontrabandë të drogës dhe emigrantëve, ndërsa dy narko kartelët kryesor të drogës në Meksikë po luftojnë për kontrollin e zonës. 

Këtë javë 11 persona madje janë vrarë nga të shtënat masive në qytetin Çikomuselo, disa kilometra larg larg La Konkordias. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR