• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kandidati kolumbian për president Migel Uribe është operuar me sukses pas atentatit ndaj tij

Kandidati kolumbian për president Migel Uribe është operuar me sukses pas atentatit ndaj tij

Bogota, 8 qershor 2025 (MIA) – Kandidati kolumbian për president Migel Uribe, i cili ishte qëlluar në kokë gjatë një tubimi në Bogota, është operuar me sukses pasi u pranua në spital në gjendje kritike, njoftoi kryetari i kryeqytetit, Karlos Fernando Galan. 

“Migel Uribe e kaloi intervenimin e parë kirurgjik me sukses”, deklaroi Galan, duke shtuar se senatori 39-vjeçar nga Partia e Qendrës Demokratike hyn në “orët kritike” të shërimit, të cilat do të jenë kyçe për jetën e tij. 

Policia arrestoi një 15-vjeçar të dyshuar, i cili ka shtënë dy plumba në kokën e Uribes. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR