• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kancelari gjerman Sholc i kërkoi nga parlamentit votëbesimin

Kancelari gjerman Sholc i kërkoi nga parlamentit votëbesimin

 Berlin, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholci ka dorëzuar sot në Bundestagun (parlamentin) gjerman propozimin për votëbesimin e qeverisë së tij, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, njoftoi DPA.

 Qeveria e tij e qendrës së majtë u prish më shumë se një muaj më parë pasi nuk mund të arrihet një marrëveshje koalicioni për shpenzimet në vitin e ardhshëm zgjedhor.

 Zgjedhjet e rregullta parlamentare duhej të mbaheshin në shtator të vitit të ardhshëm, por pas rënies së qeverisë trepalëshe të përbërë nga "koalicioni i semaforëve", është rënë dakord që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në fillim të shkurtit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR