• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kancelari gjerman i kërkon Evropës dhe SHBA-së ta hedhin poshtë "çdo plan paqësor të diktuar nga Rusia"

Kancelari gjerman i kërkon Evropës dhe SHBA-së ta hedhin poshtë

Berlin, 14 maj 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot u bëri thirrje evropianëve dhe amerikanëve ta hedhin poshtë "çdo plan paqësor të diktuar nga Rusia", duke shtuar se Ukraina nuk duhet t'i nënshtrohet lëshimeve territoriale "kundër vullnetit të saj".

Në fjalimin për politikën e përgjithshme në Bundestag, kancelari i ri gjerman vlerësoi se është e rëndësishme që vendet perëndimore  të mos lejojnë të ndahen rreth konfliktit dhe bëri thirrje në "mbajtjen e unitetit më të madh të mundshëm ndërmjet partnerëve amerikan dhe evropian".

Merc premtoi se do ta pajisë Gjermaninë me "armatën më të fuqishme konvencionale në Evropë", pjesërisht falë qindra miliarda eurove investime të siguruara nga qeveria e tij.

"Përforcimi i Bundesverit është prioriteti ynë i lartë", u tha kancelari deputetëve.

"Forcimi i ushtrisë gjermane, e cila prej kohësh nuk financohet sa duhet, është ajo që pret vendi më i populluar dhe më i fuqishëm në Evropë. Miqtë dhe partnerët tanë e presin këtë edhe nga ne. Në fakt, ata praktikisht e kërkojnë këtë", shtoi Merc.

Ai vlerësoi se vendi i tij sërish mund të bëhet "një fuqi ekonomike që bota e admiron" dhe premtoi se do të bëjë gjtihçka për ta kthyer Gjermaninë në rrugën e rritjes, pas dy vitesh radhazi recesion.

"Ekonomia jonë është ende në masë të madhe konkurruese, por kushtet kornizë nuk janë më", tha kancelari, duke shtuar se është i vendosur të ulë tatimet dhe  burokracinë për bizneset dhe për të rritur investimet në infrastrukturë. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR