• e enjte, 18 korrik 2024

Kanani: Irani bën thirrje për armëpushim të përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

Kanani: Irani bën thirrje për armëpushim të përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

Teheran, 27 nëntor 2023 (MIA)- Irani sot bëri thirrje për armëpushim të përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit. Zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Brendshme të Iranit, Naser Kanani bëri thirrje për armëpushim të qëndrueshëm dhe që të mos ketë përsëritje të siç tha "agresionit të ashpër të regjimit sionist ndaj Gazës", transmeton Al Xhezira.

Kanani në konferencën për shtyp shtoi se Irani pret që krimet e Izraelit kundër popullit palestinez të ndërpriten plotësisht. 

"Irani e ndjek nga afër vazhdimin e mundshëm të armëpushimit në Rripin e Gazës", tha Kanani. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR