• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kanadaja po dërgon ushtri për të luftuar zjarret

Kanadaja po dërgon ushtri për të luftuar zjarret

Otava, 21 gusht 2023 (MIA) - Kanadaja po dërgon ushtri për të luftuar zjarret që po përhapen me shpejtësi në Kolumbinë Britanike, deklaroi mbrëmë kryeministri Xhastin Trudo, ndërsa provinca perëndimore po lufton me zjarrin që ka shkaktuar evakuimin e më shumë se 35.000 njerëzve. 

Kolumbia britanike shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe ndaloi udhëtimet jo thelbësore për të liruar strehimin për të evakuuarit dhe zjarrfikësit. Në disa qytete në Kolumbinë britanike, indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i cili mat ndotësit kryesorë, duke përfshirë grimcat nga zjarret, ishte mbi 350, një nivel "i rrezikshëm", sipas IQAir, një platformë informacioni për cilësinë e ajrit në kohë reale.

Në mesnatë, Salmon Arm kishte indeksin më të keq të cilësisë së ajrit në vend, me një lexim AQI prej 470.  Zyrtarët e qeverisë parashikojnë se, për shkak të thatësirës, ​​sezoni i zjarreve mund të zgjasë deri në vjeshtë. Deri më tani, rreth 140,000 kilometra katrorë pyll janë djegur nga zjarret pyjore dhe tymi shtrihet deri në bregun lindor të SHBA-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR