• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kanadaja i lejon Ukrainës të përdorë mjetet që ia ka dhuruar për operacion në territorin rus

Kanadaja i lejon Ukrainës të përdorë mjetet që ia ka dhuruar për operacion në territorin rus

Kiev, 16 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë i ka lejuar armatës ukrainase të përdorë tanke dhe mjete të blinduara të dhuruara prej saj për operacion në territorin e Rusisë, publikuan mediat ukrainase, duke cituar një kumtesë të televizionit kanadez Si-Bi-Si.

"Kanadaja nuk vendos kufizime territoriale për përdorimin e pajisjeve ushtarake që i ka dhuruar Ukrainës", tha zëdhënësja e ministrisë", Andre-An Pulin.

Ajo shtoi se ukrainasit dinë më së miri se si të mbrojnë atdheun e tyre dhe ata "janë të përkushtuar të mbështesin aftësitë e tyre".

Kanadaja dërgoi në Kiev tetë tanke Leopard 2A4, disa dhjetëra automjete të blinduara luftarake dhe qindra automjete të blinduara patrullimi, si dhe disa haubicë M-777, thekson televizioni kanadez.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, gjithashtu kumtoi se armët britanike mund të përdoren nga forcat ukrainase gjatë operacionit të tyre në Rusi, por kufizimet e vendosura për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi "Storm Shedou" (Strom Shadow) mbeten, shtojnë mediat ukrainase. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR