Kanadaja e konsideron Indinë si "kërcënim kibernetik"
- Agjencia kanadeze për siguri kibernetike e cila është përgjegjëse për parandalimin e depërtimit të të huajve në rrjetet kompjuterike të Kanadasë, për herë të parë e ka përcaktuar Indinë si një "kërcënim kibernetik" raporton Anadollu.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:42, 31 tetor, 2024
Otavë, 31 tetor 2024 (MIA) - Agjencia kanadeze për siguri kibernetike e cila është përgjegjëse për parandalimin e depërtimit të të huajve në rrjetet kompjuterike të Kanadasë, për herë të parë e ka përcaktuar Indinë si një "kërcënim kibernetik" raporton Anadollu.
Raporti për Vlerësimin kombëtar të kërcënimeve kibernetike (NCTA) adreson “kërcënimet kibernetike” me të cilat përballen institucionet dhe qytetarët në Kanada.
Në raport thuhet se India po kryen aktivitete kibernetike për të spiunuar rrjetet e qeverisë kanadeze.
Gjithashtu, në raport i cili publikohet çdo dy vjet, vërehet se kërcënimet kibernetike indiane pritet të rriten, ndërsa përkeqësohen marrëdhëniet midis Indisë dhe Kanadasë.
Thuhet se edhe Kina, Koreja e Veriut, Irani dhe Rusia kanë drejtuar "kërcënime kibernetike" për Kanadanë dhe se sulmet kibernetike kineze janë "të pakrahasueshme" dhe konsiderohen si "kërcënimi më i madh" për sigurinë kibernetike të Kanadasë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s